Hidromorava

Tre skenarët e mundshëm për liberalizimin e vizave, sipas Dritëro Arifit – Sistemin ETIAS s’e kanë as disa vende të BE-së

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Dritëro Arifi, e ka quajtur lajm pozitiv që liberalizimi i vizave për Kosovën do të jetë në rend dite të Grupit punues të Këshillit të Bashkimit Evropian, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se kur Kosova është në këtë agjendë, është obliogative që të bisedojnë për Kosovën, teksa pret edhe një vendim karshi kësaj çështjeje.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Arifi ka dhënë tre opsione të mundshme që kanë të bëjnë me heqjen e regjimit të vizave për Kosovën.

Uji Dea

“Është pozitive që Kosova është në agjendë, dhe kur është në agjendë është obligative që kanë me biseduar për Kosovën dhe duhet me marrë një vendim. Në këtë pikë, besoj se janë tri opsione në tavolinën e BE-së: E para do të jetë që debati për Kosovën mund të shtyhet për një kohë të pacaktuar; e dyta është që Kosovës t’i pranohet heqja regjimit të vizave në mënyrë që vitin e ardhshëm ta instalojmë sistemin ETIAS; dhe opsioni i tretë është që në fillim të vitit të ardhshëm t’i hiqen vizat por me kushtin që në nëntor të vitit të ardhshëm ta instalojë sistemin ETIAS”, tha ai.

Ndonëse Kosovës iu vendos një kusht i ri për liberalizimin e vizave që është sistemi ETIAS, Arifi thotë se ka edhe vende të Bashkimit Evropian që nuk e kanë këtë sistem, që vlen për të pasur qasje vendet e unionit.“Kjo nuk e di sa merr kohë sepse edhe në të gjitha vendet e BE-së nuk ka filluar ky sistem. Pra është sistem që duhet të kyçemi me të gjitha vendet e Bashkimit e Evropian, që të kanë qasje në dokumentet e hyrje-daljeve, prandaj nuk e dimë sa merr kjo kohë të instalohet”.“Është jokorrekte që kur e ke një marrëveshje dhe e përfundon atë, të japësh kushte të reja, sepse e dëmton marrëveshjen paraprake. Kushti që caktohet me një marrëveshje, ato duhet të plotësohen dhe mandej përfundon marrëveshja. Ne realisht e kemi përfunduar marrëveshjen me Komisionin Evropian, por tash KE mund të qesë kushte të reja sepse fuqia është në anën e tyre. Por nëse japin kusht të ri, për mendimin tim, BE-ja do ta humbë respektin që e ka në Kosovë”, u shpreh Arifi për EO.