GRANDEMALL

Tre shqiptarë plaçkiten nga policët e rrejshëm

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Shqiptarët kishin marrë rrugën për në Gjermani, të ngarkuar nga bashkëfshatarët, për të blerë një traktor të vjetër

Tre persona që janë prezantuar si policë kanë kontrolluar tre shtetas të Shqipërisë të cilët kishin ardhur në Gjermani për të blerë një traktor. Kontrollimi ishte bërë në mëngjesin e të hënës në tregun e automjeteve të vjetra në Essen, Gjermani.

Shqiptarët kishin marrë këtë rrugë të gjatë, të ngarkuar nga bashkësia e fshatit të tyre, për të blerë një traktor të vjetër. Paratë, disa mijëra euro ishin nga kursimet e bashkëfshatarëve, të cilët ua kishin besuar tre përfaqësuesve.

Mobi Casa

Tre “policët” u kishin treguar shqiptarëve legjitimacionin e tyre të rremë dhe i kishin kontrolluar ata dhe veturën e tyre. Kur i zbuluan paratë, ata i morën “për t`i kontrolluar” dhe pastaj ia mbathën me një makinë VW-Passat. Dy nga tre hajnat duhet të kenë qenë rreth 30 deri 35 vjeç ndërsa i treti rreth të 55-ave. Sipas të folurës, ata duket të jenë nga Evropa lindore.

Tre të mashtruarit janë marrë në polici, ku ata u kanë raportuar përmes telefonit për ndodhinë, bashkëfshatarëve të mllefosur.
Shoqata humanitare “Weiser Ring e.V” i ka ndihmuar me një shumë të vogël, shqiptarët e mbetur pa të holla.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.