FIDANISHTJA

Tre shqiptarë në Romë për të thyer një rekord – Tare, Qormemeti dhe Muriqi, në një foto që kushton 20 milionë euro

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Igli Tare, Shkumbin Qormemeti dhe Vedat Muriqi. Drejtori sportiv i Lazios, menaxheri i njohur për transferimin e lojtarëve dhe sulmuesi tashmë me famë botërore.

Tre shqiptarë u paraqiten në një foto nga zyrat e Lazios, ku u mbyll transferimi më i shtrenjtë në epokën e Igli Tares si drejtor sportiv i klubit, por edhe më i shtrenjti i një futbollisti të Përfaqësues së Kosovës.

Vedat Muriqi i ka kushtuar Lazios plot 18 milionë euro dhe dy milionë euro të tjera në formë bonusi.

Ky transferimi tejkalon atë të Amir Rrahmanit që kaloi nga Verona te Napoli për 14 milionë euro.

Vlonjati Tare tashmë njihet si drejtues i njohur, ndërsa sa herë ka mundësi, por edhe kualitet në anën tjetër, ai ofron lojtarët shqiptarë te Lazio, shkruan Telegrafi.

ARKATANA

Në transferimin e Muriqit te Lazio ka pasur dorë edhe një menaxher shqiptar.

Është vetë lojtari që falënderon manxherin shqiptar nga Dibra e Maqedonisë së Veriut, Shkumbin Qormemetin për kontributin e tij.

“Falenderoj avokatin tim të dashur, Ercan Sevdimbas, dhe menaxherin tim, Haluk Canatar, që punuan ditë e natë për transferimin tim. Faleminderit edhe Shkumbin Qormemetit dhe Valerio Giuffrida për gatishmërinë e tyrë në pjesën italiane të transferimit”, shprehet Muriqi që do të mbajë të veshur fanellën me numrin 94.

Shkumbin Qormemetit dhe Valerio Giuffrida

Muriqi është kthyer në Turqi pasi nënshkroi kontratën, ku duhet të pajiset me vizë, ndërsa të premten do të jetë nën urdhrat e trajnerit Simeone Izaghi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.