Fundamenti

Tre shqiptarë dhe një malazez kapen me sasi rekorde të marihuanës: 500 kilogramë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Befasia e policëve ishte e madhe kur ata panë katër persona të cilët ishin pikërisht duke e ndarë drogën nga thasët 30 kilëshe në paketime të vogla. Ata kishin në dispozicion madje edhe një makinë për paketim. Gjithsej në sallë u gjetën 500 kilogramë marihuanë.

Policia e Hanoverit ka sekuestruar 500 kilogramë drogë të tipit marihuanë, duke kapur kështu sasinë më të madhe të regjistruar përnjëherë, në historinë e qytetit dhe regjionit, shkruan hannoverschetagblatt.

Kanë zgjatur me muaj hetimet para se paraditen e të hënës policët të kapnin prenë. Ata, të mbështetur nga njësitet speciale kanë hyrë në një sallë e cila përdorej gjoja si punëtori për automjete, transmeton albinfo.ch. Por, në vend të riparimit të makinave, të dyshuarit aty kishin zhvilluar aktivitetet e tyre të tregtisë me drogë.

Befasia e policëve ishte për aq më e madhe kur ata panë katër persona të cilët ishin pikërisht duke e ndarë drogën nga thasët 30 kilëshe në paketime të vogla. Ata kishin në dispozicion madje edhe një makinë për paketim. Gjithsej në sallë u gjetën 500 kilogramë marihuanë ndërsa ka zgjatur me orë deri sa është sekuestruar e gjithë sasia.

United Hospital

Personat që u gjetën aty ishin një shtetas i Malit të Zi, 35 vjeçar dhe tre shqiptarë të moshave 33, 36 dhe 39 vjeçare. Për malazezin 35 vjeçar hetime për tregti me drogë po zhvilloheshin që nga viti 2015.

Marihuana e gjetur ka një vlerë tregu prej 2 milionë eurosh dhe është destinuar për tu shitur me pakicë ne¨për rrugë.

Katër personat bashkë me vëllain e 35 vjeçarit po mbahen në paraburgim.

http://www.albinfo.ch/tre-shqiptare-dhe-nje-malazez-kapen-me-sasi-rekorde-te-marihuanes-500-kilograme/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.