Tre shoumen që i ka Kosova
Tre shoumen që i ka Kosova – Askund n’ botë nuk i takova!
N’emisionet televizive – Bëjnë humore ekskluzive!
Për të bërë humor me krima –
Ka Kosova dy Naima !
Me ta është dhe Besim Dina –
Të tre bëjnë humor me brina !…
Kur iu ngrihet femrave këlliçi –
Thuajuni :”T’hëngërt Naim Krasniqi !”
N’ Televizion te 21 – shi –
Nga një copë lëkurë ua shkoqë prej mishi !
Naim Krasniqi banë betere –
Pickon femrat para kamere !
Kështu vepron Naim Kazanova –
Me te mburret mbarë Kosova !
Pas tij, vjen Naim Abazi –
Nuk i ndalet dot avazi !
Javë për javë mbanë emision –
I thërret njerëzit n’ “Odeon” !
N’ “Odeon”, po shohim tmerr –
Ca humore plot me sherr !…
Na e rikthejnë kohën me terr –
Me ashikë e me dylberë !…
Vishen meshkujt me shamia ,
Me jelekë e me dimia …
Kështu zhvillohet ashikëria –
Si dikur tek bektashia !…
N’ tjetër stil, jo si Naima –
Nga Gjakova – Besim Dina …
N’ emisionin “Oksigjen “ –
Mysafirëve çarën ua gjen !…
Mysafirët i lëshon n’livadhe –
Ua tregon hundën e madhe !…
Me hundë t’ madhe i nuhatë –
Kush po i shkon me fjet ndo ‘i natë ?!
Gjilan, më 11.09.2015 . Demir Krasniqi


