HW

Tre raste në Arbitrazh ia zhvatin Kosovës mbi 100 milionë

/ 4 minuta lexim
HW

Të enjten e kaluar opinioni publik u njoftua se Kosova i paska humbur 5 milionë euro në një Arbitrazh ndërkombëtar për çështjen e pasaportave. Por, kjo nuk është e gjitha.

Për shkak të korrupsionit dhe krimit të organizuar të pushtetarëve dhe bizneseve të lidhura me ta, Kosova i ka edhe dy raste në Arbitrazh, që do t’i kushtojnë Kosovës vlera qindra milionë euro, ose gati bankrotim të shtetit. Rasti i parë është me kompaninë gjermane “Axos” për shitjen e operatorit “Vala”.

Kjo është e lidhur me dështimin e procesit të privatizimit. Kompania gjermane ia kërkon Kosovës qindra miliona euro për faktin se, ndonëse ishte shpallur fituese, nuk i është nënshkruar kontrata e privatizimit. “AXOS” konsideron se është dëmtuar, shkruan gazeta Kosova Sot.

Spekulohet shumë se ky dështim ishte bërë me marrëveshje të firmës se diskutueshme e të përfolur për të keq dhe hajnave brenda Qeverisë së Kosovës. Dyshohet se gjermanët nuk i kanë pasur 300 milionë eurot e premtuara për ta blerë “Valën”.

Ish- ministrat e dinin këtë shumë mirë, por thuhet se është bërë plani pikërisht me pushtetarët që të tërhiqet Qeveria nga kontrata, në mënyrë që personave të inkriminuar, që kanë qëndruar prapa “AXOS”-it t’u hapet rruga për padi në Arbitrazh, e pastaj dënimin natyrisht do ta paguajnë qytetarët e Kosovës. Rasti i dytë, prapë i “Valës”, me Blerim Devollin dhe “ZMobile”. Blerim Devolli e ka paditur “Valën” për gjoja mosrespektim të një kontrate për operatorin virtual “Z-Mobile”. Për këtë mosrespektim të kontratës e ka paditur “Valën” në Arbitrazh ndërkombëtar, duke i kërkuar 40 -50 milionë euro. E, pikërisht Devollët janë të preferuarit e pushtetit me bizneset monopoliste në shumicën e sektorëve të bizneseve më fitimprurëse, dhe ky i fundit, pra Blerim Devolli ka fituar qindra miliona euro me kompaninë “Z-Mobile” për dhjetë vjet rresht, në kurriz të “Valës” ose të buxhetit të shtetit, pa investuar asgjë!.

Hidromorava

Pandëshkueshmëria e pushtetarëve

Deri kur do të kalojnë të pandëshkuar ish-ministrat dhe ishkryeministrat që lejuan dhe po lejojnë që shteti të bjerë në dy gjunjë, pikërisht për të hapur rrugën e vjedhjeve qindra milionëshe që po bëhen bashke në mes të ministrave të dikastereve përkatëse dhe mafio-biznesmenëve të lidhur me ta, nuk dihet. Duket se këto afera kanë ngjashmëri me rastin skandaloz të CEZ-it në Shqipëri, pas së cilës kulmoi detyrimi për të miratuar Reformën në Drejtësi – detyrimisht nga SHBA-ja dhe BE-ja. Prandaj, shtrohet pyetja, e kemi një Prokurori të Shtetit që së bashku me EULEX-in e mbetur të ketë kurajën e guximin tani për të hetuar të gjitha këto dhe për t’i dërguar të korruptuarit dhe të inkriminuarit në përballje me drejtësinë? Është e habitshme pse heshtin së paku Prokuroria dhe EULEX-i, por edhe Qeveria aktuale dhe deputetët e Kuvendit, shoqëria civile, mediet mercenare e të paguara nga mafio-oligarkët financiare për këtë gjendje.

Për njohësit e ekonomisë dhe specialistët e kësaj fushe të tria këto raste të shqiptimit të gjobave nga ana e Arbitrazhit ndërkombëtar kundër kompanive nga Kosova nuk janë gjë tjetër, por vetëm një skenar i ngjashëm, sikurse atë që e inskenuan pushtetarët e Shqipërisë në rastin e CEZ-it. Me gjithë kërkesat e opozitës, ekspertëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile, asnjëra nga qeveritë e Kosovës deri më sot nuk ka dhënë llogari për këto tri dështime. Ndonëse të dyja qeveritë, ajo e kaluara e Hashim Thaçit, por edhe kjo aktualja e Isa Mustafa, ka qenë dashur që ta bëjnë këtë llogaridhënie, por kjo nuk ka ndodhur deri më sot.

Gazeta u është drejtuar me pyetje Qeverisë së Kosovës, drejtuesve të disa ministrive, se a e ndjejnë ata vetën përgjegjës për këta miliona të humbura në dëm të Kosovës nga padia e kompanisë ” ZMobile” ndaj PTK-së dhe dy padive të tjera, por zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, MF-së, MTIsë MZHE-së dhe MPB-së, nuk kanë dhënë përgjigje në këtë çështje. Veç saj, përgjigje nëse Prokuroria e Kosovës dhe ajo e EULEX-it kanë nisur hetime në dyshimet për kurdisje në marrëveshje me qëllime përfitimi nuk kanë dhënë as këto dy institucione./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.