Mobi Casa

Tre persona të ndaluar për dhunë në familje

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në tri raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona në kohëzgjatje prej 48 orëve. Dy (2) persona janë ndaluar për veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) person është ndaluar për veprën penale “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Mobi Casa

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”./rajonipress/