Tre persona të lënduar nga aksidenti me furgon
Tre persona u plagosën mëngjesin e sotëm si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Bulqizë-Peshkopi.
Një fugon “Mercedes” me targa AA 410 IO, doli nga rruga si pasojë e ngricave në afërsi të zonës së quajtur ura e Topojanit, duke plagosur tre pasagjerë të tij, raportojnë mediat në Shqipëri. Të plagosurit u dërguan menjëherë në qendrën spitalore, ndërsa policia po kryen hetimet me rrethanat e aksidentit.
Situata në akset rrugore të vendit, është përkeqësuar ditët e fundit si pasojë e motit të keq dhe reshjeve të borës.


