HW

Tre persona shoqërohen në polici në Viti, sekuestrohet marihuanë në tri raste të ndara

/ 2 minuta lexim
HW

Viti – Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë mbrëmjes së 8 majit 2026, në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Viti, janë evidentuar tri raste të ndara të posedimit të substancave narkotike, ku tre persona janë shoqëruar në stacionin policor për procedura të mëtejme.

Sipas raportit policor, rreth orës 20:00, gjatë kontrollit të një të dyshuari mashkull kosovar, policia ka gjetur dhe sekuestruar rreth 5.92 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Në një rast tjetër, rreth orës 20:10, po në të njëjtën rrugë, një person tjetër është ndaluar pasi gjatë kontrollit policor iu gjetën rreth 1.91 gramë marihuanë. Edhe në këtë rast, pas intervistimit me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

FIDANISHTJA

Po ashtu, në të njëjtën kohë dhe lokacion, policia ka shoqëruar edhe një person të tretë, tek i cili janë gjetur rreth 0.67 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se substancat e sekuestruara janë konfiskuar si dëshmi materiale, ndërsa rastet po trajtohen në koordinim me organet e drejtësisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.