ARKATANA

Tre muaj, asnjë njohje

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Pavarësisht udhëtimeve të shumta jashtë vendit të zëvendëskryeminsitrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, Kosovën nuk e ka njohur asnjë shtet gjatë këtyre tre muajve të Qeverisë së re.

Derisa zyrtarët qeveritarë kanë thënë se numri i njohjeve nuk mund të zhvillohet me dinamikën e viteve të kaluara, partitë opozitare dhe përfaqësuesit e shoqërisë cilvile, thonë se Qeveria e re e ka neglizhim lobimin. Opozitarët po ashtu e kritikojnë Qeverinë e Kosovës për dëmtim të imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare, gjë e cila sipas tyre, ka ndikuar edhe në numrin e vogël të njohjeve të reja.

Mobi Casa

Kryetari i Këshillit Kombëtar të “Nismës për Kosovën”, Jakup Krasniqi, në një prononcim për “Zërin” ka thënë se ekzistojnë disa arsye pse Kosova nuk ka njohje të reja.

“Për shumë kohë nuk ka pasur një adresë të qartë të diplomacisë e po ashtu mossundimi i ligjit, krimi e korrupsioni i ka dhënë imazh të keq shtetit”, tha ai. Mosnjohja nga BE-ja, sipas tij, ka ndikimin e vet në këtët proces, sikurse “akuzat për krimet e pretenduara për krime lufte”, siç tha Krasniqi, do ta kenë ndikimin e vetë./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.