UBT

Tre milionë euro nga Kosova për shqiptarët e Luginës, falënderime por dhe kritika

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Viteve të fundit, rrallëherë deklaratat e kryetarit të Preshevës kanë qenë në vijë me politikat e Albin Kurtit.

Megjithatë, Shqipërim Arifi ka falënderuar kryeministrin Kurti në qeverisjen e të cilit, për vitin 2024 janë ndarë tre milionë euro për Luginën e Preshevës.

Por nga pesëmbëdhjetë rreshta të dedikuar Qeverisë së Kosovës, njëmbëdhjetë të tjerët Arifi i ka prapë kritika dhe akuza, madje edhe për korrupsion.

Ai akuzon politikanët që përfaqësojnë Luginën për zhvatje të fondeve të vitit të kaluar.

Mobi Casa

“E falënderojmë kryeministrin e Kosovës për vendosjen e vijës buxhetore 3 milion € për Preshevën për vitet në vijim…Ndërkohë, ne ende presim që qeveria të dalë me një qëndrim në lidhje me 2 milion € e vitit të kaluar, të zhvatura nga doraputhësit e PVD-së, Shaip Kamberi, Ardita Sinani dhe Ragmi Mustafi”, kishte shkruar Arifi.

Ragmi Mustafi, i cili përmendet në akuzat e kryetarit të Preshevës, kritikat i cilëson të pabaza dhe tendencioze.

“Kritika vazhdimisht do të ketë, por ato një pjesë e mirë e tyre ka qenë për të pamundësuar mundësinë e buxhetimit të ardhshëm, pra për të pamundësuar që Qeveria e Republikës së Kosovës të përkujdesej për shqiptarët e atjeshëm”, ka deklaruar Mustafi.

Mustafi thotë se edhe këtë vit mbi 255 mijë euro nga ky buxhet do të shkojnë për sigurimin e librave shqip për nxënësit në Luginën e Preshevës./RTV D

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.