Tre maturantë të Komunës së Vitisë përfitues të bursave nga Kolegji “Gjilani”

Viti – Tre maturant të Komunës së Vitisë të cilët kanë përfunduar shkollën e mesme me sukses shembullor kanë përfituar nga një bursë të studimit për vitin e parë akademik 2014/2015 dhe atë në Kolegjin “Gjilani” në Gjilan.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i falënderoj përfaqësuesit e Kolegjit “Gjilani” për ndarjen e këtyre bursave duke e cilësuar si të nevojshme për përkrahjen e nxënësve të dalluar.
Ndërkaq në shenjë mirënjohje kryetari Haliti i ka dorëzuar përfaqësuesit të këtij Kolegji një plaket me emblemën e Komunës së Vitisë.
Kurse tre ish maturantet vitias kanë përfituar nga një bursë të studimit për vitin e parë akademik 2014/2015 në Kolegjin “Gjilani” në Gjilan dhe atë në këto drejtime: Banka Financa dhe Kontabilitet, Menaxhment dhe Informatikë si dhe në drejtimin Juridik i Përgjithshëm./rajonipress/