RCCOLA

Tre litra ujë në ditë për tu dukur 10 vjet më të reja

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ky është eksperimenti qe Sarah Smith, një 42 vjeçare ka kryer me veten e saj. Për një muaj te tere, 42 vjeçarja amerikane ka pire tre litra ujë ne dite duke provuar kështu ne trupin e saj te mirat e këtij eksperimenti relativisht te lehte.

Sara tregon për Daily Mail se ajo prej kohesh praktikonte pirjen ne sasi relativisht te mëdha te ujit, deri ne 1 litër ne dite, por mesa duket kjo nuk ishte sasia e duhur dhe e mjaftueshme për të.

Kështu, pas një konsultimi me një neurolog, edhe për faktin se prej kohesh vuante nga një migrene, por edhe me një nutricionist, prej te dyve ajo mori te njëjtin rekomandim, thjesht ajo duhej te pinte 3 litra ujë ne 24 ore.

Eco Higjiena

Përkatësisht, një litër ne mëngjes, një ne dreke, dhe një ne darke, sigurisht ne mënyrë te ngadalte.

Për te qene me e besueshme, jo vetëm për veten, por edhe për te tjerët, ajo vendosi qe këtë gjë ta pasqyronte edhe ne fotografi, ku me lehtësi mund te shihet se fytyra e saj ishte bere me shkëlqyeshme, po kështu barku me i sheshte, madje edhe celuliti kish filluar te zvogëlohej.

Te gjitha organet e trupit te njeriut janë ne shumicën e tyre te përberë nga uji, madje edhe vete truri është i përberë ne masën 72% prej ujit. Qe këtu del edhe rëndësia e te pirit sa me shume ujë.