United Hospital

Tre kosovarë i vënë zjarrin picerisë, me urdhrin e shefit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në një piceri në Wörgl të Austrisë kishte shpërthyer një zjarr më 2 shkurt të këtij viti. Kaq muaj pas zjarrit, tre kosovarë që ndodhen në bankat e të akuzuarve kanë pranuar se ata kanë qenë zjarrvënësit. Por, ata po ashtu kanë fajësuar shefin e picerisë, se ai i ka yshtur ata për ta bërë këtë veprim.
Ndërkohë shefi është arratisur dhe mendohet se mund të jetë duke qëndruar në Kosovë, shkruan orf.at.

Një grua e cila e ka udhëhequr restorantin, e mohon në mënyrë kategorike çdo përfshirje të saj në zjarrvënie. Ajo mendohet të ketë qenë dashnorja e shefit të lokalit. Kjo, përkundër faktit se ajo vetë, ashtu sikurse lokali, ka pasur disa borxhe, për çfarë në lokal ishin dukur shpesh të hynin e të dilnin ekzekutorët e borxheve, njofton albinfo.

Uji Dea

Kjo rrethanë kishte shtyrë prokurorinë që të padiste të katër vetat për zjarrvënie të qëllimtë, për të përfituar nga sigurimi i lokalit.
Pasi kanë pranuar veprën, tre meshkujt e akuzuar mund të presin dënime më të buta. Ndërsa mbetet të shihet sonte, në fund të seancës, nëse trupi gjykues do t`i besojë pohimeve të gruas se nuk ka qenë e përfshirë në zjarrvënie.

Duhet përmendur se, duke konsideruar se zjarrvënia ishte vepër e ekstremistëve të djathtë, një grup të huajsh dhe përkrahësish të tyre më 9 shkurt patën zhvilluar një protestë para lokalit të djegur.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.