KKVITI

Tre kosovarë arrestohen në Zvicër, punonin në të zezën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në një punishte ndërtimi në Winterthur të Zvicrës, tre kosovarë janë arrestuar, pasi që nuk kishin leje të punës.

Policia kantonale e Cyrihut ndalon tre kosovarë. Personat të cilët ishin të moshës 37-45 vjeç janë zënë duke punuar në një punishte ndërtimi në Winterthur pa të drejtë pune, shkruan landobte.ch.

Gjatë një kontrolli rutinor, policia zvicerane ka ndaluar një veturë me tabela italiane. Të dy burrat që gjendeshin në veturë kishin të veshur rroba të punës. Kur nga ta u kërkuan letërnjoftimet, ata pohuan se i kanë harruar në vendin ku ishin duke punuar.

Uji Dea

Patrulla e policisë shoqëroi të dy punëtorët deri në vendin e punës. Aty ishte duke punuar një tjetër punëtor, i cili gjithashtu u kontrollua. Të tre burrat kishin pasaporta të Kosovës, përcjell albinfo.ch.

Siç njoftoi policia e Cyrihut, të tre personat janë arrestuar, pasi që asnjëri nga ta nuk posedonte të drejtën e punës në Zvicër.

Punëtorët u arrestuan dhe u dërguan në stacionin e policisë. Hetimet e mëtejshme zbuluan se dy prej të arrestuarve kishin banim legal në Itali, ndërsa i treti ishte ilegal./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.