Eko Higjiena

Tre karateist nga Gjilani udhëtuan në kampionatin botëror

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Sot në orët e hershme të mëngjesit ekspedita e Kombëtares së Kosovës në karate ka udhëtuar në shtetin e Alpeve në Austri, pikërisht në qytetin e Linz-it, kësaj ekspeditë të karateistëve ju kanë bashku edhe tre karateist nga qyteti i Gjilanit.

Karateistët Gjilanas Elhami Shabani, Valdrin Rashiti dhe karateistja Fortesa Orana para udhëtimit drejtë kampionatit botëror të karatesë ishin mjaft optimist për rezultatet të cilat do ti arrijnë gjatë kësaj gare të mëdha botërore të karatesë.

Njëri ndër karateistët më të mirë të Kosovës padyshim është Elhami Shabani karateist KK Drita tani e disa vite me radhë Shabani do të garon në kategorinë gjerë 75 kg.

“Jam përgatitur si asnjëherë më parë për këtë kampionat botëror do të jap gjithçka nga vetja do të japë më të mirën që di jam i bindur se së paku do të kthehem me një medalje ta nderoj qytetin dhe shtetin e Kosovës, do të jetë një konkurrencë jashtëzakonisht e fort por ne nuk jemi pa gjasa pasi me shumicën e karateistëve shumë herë jemi përballë”.

KKVITI

Karateisti i KK Dardania Valdrin Rashiti i cili do të garon gjerë në 67 kg, për Rashitin ky kampionat botëror do të jetë një ngjarje e madhe e karatesë dhe një përvojë shumë e madhe.
“Të marrësh pjesë në këtë element të garave do të thotë të jesh i nderuar me ndihmën e shortit shpresoj së paku një medalje jam i përgatitur maksimalisht për këtë garë shpresoj se gjithçka të shkojë mbarë”.

Karateistja Fortesa Orana e cila do të merr pjesë gjerë në 68 kg në shumë turnire ndërkombëtare ka dëshmuar cilësitë e saja edhe Orana shpreson në një medalje.

“Tani e një kohë të gjatë i kam shtuar ushtrimet me të vetmin qëllim të jem sa më e përgatitur për këtë kampionat botëror do të jetë vështirë por nuk jemi pa gjasa pasi edhe ne e dimë potencialin që kemi shpresoj dhe do të jap gjithçka nga vetja që nga ky kampionat të sjellë së paku njërën nga medaljet”.

Shpresojmë së karateistët e Kombëtares së Kosovës dhe tre karateistët nga qyteti i Gjilanit të na kthehen me medalje në Kosovë duke nderuar së pari vetën klubet qytetin dhe shtetin e Kosovës./rajonipress/