Eko Higjiena

Tre gola në tri ndeshje, Arsenali e lartëson Granit Xhakën

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Granit Xhaka është duke kaluar nëpër një formë kulmore të karrierës.

Ylli kosovar po shkëlqen në fanellën e Arsenalit, me të cilin është në rrugë të mbarë për ta fituar titullin e kampionit të Anglisë.

Ndërkohë, e udhëhoqi Zvicrën në nisjen me këmbë të mbarë të kualifikimeve për Euro 2024 në fitoren e thellë, 5:0 ndaj Bjellorusisë, shkruan “Gazeta Express”.

30 vjeçari në fakt ka shënuar gol në tri ndeshje radhazi, gjë e cila nuk i kishte ndodhur kurrë më parë në karrierë.

Eco Higjiena

Fillimisht, ai realizoi në Ligën e Evropës kundër Sporting Lisbonës më 16 mars, ndërsa më pas në fundjavën e 19 marsit e gjeti prapë rrjetën në fitoren kundër Crystal Palacet.

E të shtunën, Xhaka sërish ishte protagonist duke e realizuar njërin nga pesë golat e “Helvetikëve” në Novi Sad.

“Tre gola në tri ndeshje për Granitin. Mesfushori ynë ia doli të shënojë për Zvicrën gjatë fundjavës”, ka shkruar Arsenali në rrjetin social, “Instagram”, shkruan “Gazeta Express”.

Xhaka synon të vazhdojë me formë të njëjtë këtë vit duke arritur suksese me “Gunners” dhe duke e kualifikuar Zvicrën në Evropianin e Gjermanisë. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.