Mobi Casa

Tre gjigantë të Premierligës interesohen për portierin kosovar, Diant Ramaj

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Diant Ramaj po shkëlqen në fanellën e Ajaxit dhe kjo ka bërë që klubet e mëdha evropiane të shprehin interesim për të.

Mediat e huaja raportojnë se portierit kosovar ia kanë vënë syrin tre gjigantë të Premierligës. Bëhet fjalë për Arsenalin, Manchester Unitedin dhe Chelsean, të cilët kanë kërkuar informata rreth situatës aktuale të portierit të Ajaxit, shkruan “Sport Bild” përmes gazetarit Christian Falk, përcjell “Gazeta Express”.

Ramaj ishte transferuar tek ekipi holandez gjatë verës së kaluar nga Eintracht Frankfurt, ndërsa ka kontratë me klubin nga Amsterdami deri në vitin 2028. 22 vjeçari konsiderohet si një portier me potencial të lartë, ndërsa i ka pësuar vetëm 26 gola në 17 ndeshje të ligës.

Interesimi i këtyre klubeve është mjaft befasues duke e pasur parasysh që të tre klubet gjatë verës së kaluar u përforcuan me portierët David Raya, Andre Onana e Robert Sanchez, që iu bashkuan respektivisht Arsenalit, Manchester Unitedit dhe Chelseat.

Uji Dea

Sidoqoftë, Onana e Sanchez kanë dështuar t’i arsyetojnë pritshmëritë dhe për këtë, United dhe Chelsea po shikojnë opsione të tjera.

Sa i përket Arsenalit, thuhet se e sheh Ramajn si opsion ideal dhe të përshtatshëm të Raya, pasi Aaron Ramsdale pritet të largohet nga Londra gjatë verës që po vjen.

Ramajn ndërkohë po e pret edhe Kombëtarja e Kosovës, por që portieri nuk ka vendosur ende se cilën kombëtare do ta zgjedhë. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.