UBT

Tre filxhanë çaj në ditë forcojnë eshtrat

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Konsumimi i të paktën tre filxhanëve çaj në ditë ul me një të tretën rrezikun për fraktura të legenit. Ky është konkluzioni në të cilin kanë dalë një grup shkencëtarësh nga “Framingham State University” në SHBA, të cilët thonë se çaji mund të kthehet në një armë të fortë kundër osteoporozës, sëmundje ku kockat bëhen të dobëta e të brishta, shkruan gazeta “Zëri”.

Studimi tregon se kimikatet e shëndetshme që gjenden në bimën e çajit të zi, të njohura si “flavonoids”, mund të ndihmojnë në uljen e numrit e të prekurve nga sëmundjet e kockave.

Mobi Casa

Image
Për vite me radhë, shkencëtarët kanë deklaruar se këto lloj kimikatesh antioksidues ulin rrezikun e prekjes nga sëmundje si kanceri ose sëmundje të zemrës.

Por zbulimi më i fundit tregon se pirja e çajit është një mënyrë shumë e mirë për të mbrojtur kockat e trupit gjatë procesit të plakjes./ZERI