FITORJA

Tre dietat me fruta

/ 4 minuta lexim
GRANDEMALL

Frutat në mbarë botën janë një nga mënyrat kryesore për të humbur peshë. Duke ngrenë fruta si banania, ananasi apo karotat, trupi juaj do të pësojë një rënie në peshë brenda disa ditëve.

Dieta me banane

Rekomandohet që për çdo mëngjes të hani nga një banane dhe të pini një gotë ujë në temperaturë të dhomës, ndërsa gjatë ditës nuk keni nevojë që të përmbaheni dhe mund të hani zemrën, drekën dhe darkën e zakonshme. Megjithatë, nëse e zgjidhni këtë dietë, atëherë e keni të ndaluar konsumimin e alkoolit, akullores dhe ëmbëlsirave pas darkës, derisa gjatë secilës shujtë duhet të pini vetëm ujë, gjithmonë të ngrohur në temperaturë të dhomës. Edhe pse kjo dietë për një kohë të shkurtër është bërë tejet e popullarizuar, ekspertët e dietave nga vende të ndryshme të botës theksojnë se ajo nuk është çudibërëse. Është e vërtetë që banania dhe uji për mëngjes ndihmojnë përshpejtimin e metabolizmit dhe që një shujtë e tillë përmban shumë pak kalori.

Aktiviteti fizik
Nga ana tjetër, shumë ekspertë të dietave theksojnë se nëse doni që të humbni peshë, duhet të jeni fizikisht aktivë, duhet ta kontrolloni konsumimin e kalorive, si dhe djegien e tyre. Kështu që, është një gjë shumë më e shëndetshme që në vend që në mëngjes të hani vetëm një banane, t’i përgatisni vetes një pije të pasur me vlera ushqyese prej vetëm 150 kalorish, e cila do t’ju mbajë të ngopur më gjatë. Përziejeni një banane me disa kuba akulli dhe me një filxhan jogurt dhe në atë mënyrë do të konsumoni, përveç fibrave të dobishme, edhe 12 gramë proteina.

Dieta me ananas

Me vetëm 40 kalori për 100 g, është një ushqim jashtëzakonisht i lehtë, perfekt për dobësim. Ananasi përdoret edhe për të plotësuar mungesën e yndyrave, për kompletimin e vitaminave, për raportin e mirë të kaliumit dhe mjaftueshmërinë e natriumit. Ananasi ul ndjeshëm celulitet te femrat dhe ndihmon gjithashtu për të rënë nga pesha.

Dita e parë

Mëngjesi: një filxhan kafe me qumësht, 4 feta bukë të thatë, pak marmelatë.
Paradreke: gjysmë ananasi, sipas dëshirës i freskët.
Dreka: 50 gr, mish me një fetë ananas në copa të vogla, një domate të madhe e qëruar dhe pak bukë.
Pasdreke: një frutë sipas dëshirës.
Darka: një racion fileto peshku, 50 gr, djathë kaçkavall dhe dy biskota.

Dita e dytë
Mëngjesi: një filxhan kafe dhe gjashtë biskota.
Paradreke: gjysmë ananasi.
Dreka: peshk me katër feta ananas dhe kopër, një kastravec të freskët me pak vaj dhe limon si dhe pak bukë.
Pasdreke: një frutë të stinës.
Darka: 60 gr, proshutë dhe gjysmë ananasi.

Eco Higjiena

Dita e tretë
Mëngjesi: Një filxhan kafe, një fetë bukë dhe pak marmelatë.
Paradreke: gjysmë ananasi.
Dreka: një sallatë e madhe me pak bukë.
Pasdreke: gjysmë ananasi.
Darka: Një biftek viçi i pjekur dhe një sallatë e madhe me një lugë gjellë dhe limon.

Dieta me karota

Karota është mjaft e pasur në vitamina A, B dhe C, si edhe substanca minerale mjaft të çmuara për organizmin. Konsumimi i shpeshtë i karotave është i nevojshëm, sidomos për ata persona që vuajnë nga lodhja, dobësia dhe stresi. Kërkimet e fundit kanë treguar se dieta me karotash është mjaft e mirë për të humbur kilet e tepruara.

Dita e parë

Mëngjesi: një filxhan kafe me qumësht dhe gjashtë biskota.
Paradreke: një gotë lëng karote.
Dreka: 50 gr. oriz me salcë karote dhe një frutë.
Pasdreke: një frutë sipas dëshirës.
Darka: 100 gr, pulë me një domate të madhe.

Dita e dytë

Mëngjesi: një filxhan kafe me qumësht, 4 feta bukë të thatë, pak marmelatë.
Paradreke: një gotë lëng karote.
Dreka: Një racion peshk, një racion sallate me karotë borzilok dhe pak bukë.
Pasdreke: Një frutë të stinës.
Darka: 70 gr. proshutë dhe një karotë e gjallë e grirë në sallatë me një lugë gjelle vaj dhe limon.

Dita e tretë

Mëngjesi: një filxhan kafe, një fetë bukë dhe një lugë gjelle marmelatë.
Paradreke: një gotë lëng karote.
Dreka: një racion pure karote, 60 gr, djathë dhe pak bukë.
Pasdreke: një frutë sipas dëshirës.
Darka: 100 gr, peshk, një sallatë e madhe me karotë me pak vaj dhe limon si dhe një frutë sipas dëshirës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.