RCCOLA

Tre “diamantët” e FC Dritës që do të kenë karrierë të madhe futbollistike

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Tre juniorët e FC Dritës, Yll Ibrahimi, Eldonit Shaqiri e Dienit Isufi, me të drejt janë tre “diamantët” e “bardhekaltërve” të Dritës nga cilët pritet shumë shpejt të bëjnë emër në futbollin e Kosovës e më gjerë.

Tre Juniorët, Ibrahimi, Shaqiri e Isufi, të cilët sapo kanë mbushur nga 18 vjeç, me lojërat e tyre kanë bindur Përzgjedhësin e Kosovës U-19, Ramiz Krasniqin, që ti mbrojnë ngjyrat e Kosovës në dy grumbullimet dhe në dy ndeshjet miqësore të cilat i kishin me Kombëtaren e Shqipërisë.

Talentët e Dritës këto ditë janë në vlugun më të madh të përgatitjeve të cilat po i bëjnë “bardhekaltërtit” në qytetin e Ohrit në Maqedonin Veriore.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, duke parë talentin e tyre i ka ftuar këta talent që të jenë pjesë e skuadrës gjatë fazave të përgatitjes për kampionatin e ri futbollistik.

KKVITI

Njëri ndër futbollistët më me perspektivë padyshim është edhe mbrojtësi i majtë, Yll Ibrahimi, i cili edhe pak muaj mbush 18 vjeç, i cili po i përjeton përgatitjet me skuadrën e tij.
“Është kënaqësi e veçantë të jesh në mesin e shumë futbollistëve me përvojë të gjatë vendore e ndërkombëtare, edhe pse jemi të ri për nga mosha të gjithë futbollistët na kanë pritur mirë dhe me përvojat e tyre po na këshillojnë se si të përparojmë edhe më tepër. Një falënderim të veçantë kanë edhe stafi i skuadrës në krye me trajnerin Nuhiu, i cili ka besim në aftësitë tona dhe po mundohemi që të japim më të mirën që posedojmë, ndërsa gjithçka i mbetet trajnerit dhe kryesisë të vendosin për të ardhmen tonë”, shprehet Ibrahimi.

Në këto përgatitje padyshim janë edhe dy talenta të mëdhenj, Eldonit Shaqiri mbrojtës i djathtë dhe mesfushori ofanzivë Dienit Isufi, të cilët kanë theksuar.
“Jemi të lumtur që trajneri Ardian Nuhiu ka besim në cilësitë tona dhe na ka ftuar në këto përgatitje me skuadrën e parë, çka për ne këto përgatitje janë edhe një hap drejt ëndrrave tona. Ne i falënderohemi të gjithëve, edhe pse për nga mosha jemi të ri të gjithë na kanë pritur shumë mirë, këto stërvitje dhe për ne janë edhe një impuls i madh që mos ta zhgënjejmë trajnerin Nuhiun për besimin që na ka dhënë”.

Tre talenët apo “diamantët” për skuadrën e Dritës dhe futbollin e Kosovës do të jetë edhe një dëshmi se me punë arrihet gjithçka./rajonipress/