Tre deputetë të “Vetëvendosjes” kanë aktakuzë

Aktakuzë ka edhe ndaj tre deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Ata janë nga Lëvizja “Vetëvendosje”. Deputetët Rexhep Selimi, Florin Krasniqi dhe Visar Ymeri, akuzohen për veprën penale lëndim i lehtë trupor.
Këta tre dhe një aktivist i kësaj lëvizjeje, akuzohen se më 28 qershor të vitit 2012, kanë sulmuar kolegun e tyre nga PDK-ja, Bekim Haxhiun, i njohur më shumë si “Kamishi”, duke e lënduar lehtë.
Ngjarja ka ndodhur në oborrin e Kuvendit të Kosovës, kur deputetët e “Vetëvendosjes” dhe PDK-së janë përleshur ndërmjet vete. Pas ngjarjes, Prokuroria ka nisur hetimet dhe me t’i marrë palët në pyetje edhe ka ngritur aktakuzë./Tribuna/