ARKATANA

Trazirat sociale mund ta rrezojnë Thaçin

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Qeverisë së udhëhequr nga Hashim Thaçi po i parashikohet fundi. Nëse del ashtu siç po vlerësojnë organizatat ndërkombëtare, vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme shumë shpejt. Kjo do të ndodhë pasi të shpërthejnë trazirat sociale nga qytetarët e pakënaqur me situatën e rëndë socio-ekonomike të krijuar kohëve të fundit.

Ky skenar mund të ndodhë gjatë këtij viti, sipas “Business Monitor International”, një institucion i pavarur hulumtues me seli në Londër i specializuar për analiza të të dhënave dhe parashikime mbi rrezikun politik, ekonomik, të biznesit dhe atë financiar të shteteve.

FIDANISHTJA

“Trazirat sociale mund të çojnë në rënien e qeverisë së kryeministrit Hashim Thaçi, duke çuar vendin në zgjedhje të parakohshme”, thuhet në raportin e “Business Monitor International”.

Megjithatë, prezenca e madhe ushtarake dhe diplomatike ndërkombëtare thuhet se nuk do të lejojë përshkallëzimin e dhunës. Por, nga kjo situatë Kosova do të pësojë më së shumti sa i përket proceseve tashmë të filluara pasi “nisma e vendit drejt normalizimit progresiv politik do të përballet me një tjetër goditje”./tribuna/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.