Uji Dea

Transportuan lopën e ngordhur, te dyshuarit do të ndiqen penalisht

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Në vendin e ngjarjes ka dalur inspektori i veterinarisë, sipas të cilit mishi i kësaj kafshe nuk guxon të përdoret për konsum dhe kafsha duhet të groposet.

“Prodhimi dhe vënia në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimor sipas nenit 261 të KPRK-së.”
Me 14 gusht 2019, rreth orës 23:44 policia e Kosovës në Kamenicë, përmes rrugëve operative është njoftuar se në një kamionët ngjyre e kuqe me tabela vendore, dyshohet se është duke u transportuar një kafshë -lopë e ngordhur dhe është duke shkuar në drejtim të fshatit Novoselë, komuna Kamenicë. Patrulla policore ka arritur ta gjej lokacionin dhe në vend ngjarje ka takuar të dyshuarin S. Xh. Shqiptar shtetas i Kosovës (1979) i cili dyshohet se kishte dërguar kafshën e ngordhur (Lopën) tek personi F. B. i cili bënë therjen e kafshëve.

Uji Dea

Në vendin e ngjarjes ka dalur inspektori i veterinarisë, sipas të cilit mishi i kësaj kafshe nuk guxon të përdoret për konsum dhe kafsha duhet të groposet.

Me 15 gusht 2019 pas veprimeve Policore shtesë në lidhje me rastin njësia e hetimeve nga Stacioni Policor Kamenicë në bashkëpunim inspektorët e AVUK-ut dhe Prokurorin e shtetit nga të gjeturat e rastit dhe veprimet shtesë rasti ri kualifikohet, nga “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” në vepër penale si: “Prodhimi dhe vënja në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimor sipas nenit 261 të KPRK-së”. Rasti është duke u hetuar ka njoftuar Ismet Hashani./rajonipress/