Transicioni i EULEX-it nis më 15 qershor

Transicioni i misionit aktual të EULEX-it do të fillojë më 15 qershor dhe do të bëhet përmes shkëmbimit të letrave si herën e kaluar dhe ratifikimit në Kuvend Bashkimi Evropian ka hedhur poshtë propozimin e autoriteteve të Kosovës që misioni i EULEX-it të realizojë transicionin në kuadër të mandatit të tanishëm, e që nënkuptonte të niste që në muajin e ardhshëm. Të hënën palët janë dakorduar që transicioni të nisë në qershor – shkruan Koha Ditore.

Brukseli zyrtar ka kërkuar më herët zgjatjen e mandatit të tanishëm edhe për 3 muaj, me qëllim të realizimit të transicionit të misionit aktual në misionin e ri.

Brukseli zyrtar ka kërkuar më herët zgjatjen e mandatit të tanishëm edhe për tre muaj, me qëllim të realizimit të transicionit të misionit aktual në mision të ri. Qeveria, Nëpërmjet një përgjigjeje të shkruar, pati shprehur pozicionin e saj se një zgjatje e tillë është në kundërshtim me marrëveshjen e mëhershme mes dy palëve dhe mund të realizohet vetëm me në shkëmbim të ri të letrave mes BE-së dhe Kosovës.

“Transicioni (i misionit aktual të EULEX-it në mision të ri v.j.) do të fillojë më 15 qershor dhe do të bëhet përmes shkëmbimit të letrave si herën e kaluar dhe ratifikimit në Kuvend, ka thënë zëvendëskryeministri Kuçi, pas takimit me autoritetet e BE-së. “Do të ketë transicion në menaxhment dhe në kompetenca”

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).