GRANDEMALL

Transformimi i vitit – Vetëvendosje

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Fushata e madhe për nevojën e ndryshimit rrënjësor të kursit të Kosovës, nuk solli rritjen që Vetëvendosje kishte pritur. Partia e Albin Kurtit rriti numrin e deputetëve në Kuvend, por jo edhe përqindjen që donte. Mbeti gjithsesi forca e tretë politikë në vend.

Kurti një ditë pas zgjedhjeve nuk u mor me rezultatet e forcës së tij politike, por garantoi që Thaçi 3 nuk do të kishte.

VV tha se ia dha platformën partive tjera që ta lënë PDK-në në opozitë, e për këtë ata e donin edhe këtë parti në koalicion. Pas një dështimi të parë, më 10 shtator ndodhi nënshkrimi që militantët e VV-së mund të mos e kenë menduar asnjëherë, raporton Interaktiv në KTV.

Kurti u bë një me Isa Mustafën për të cilin çoi lëndë në Prokurori, me Ramush Haradinajn – për partinë e të cilit tha se qet haraç, dhe me Fatmir Limajn të cilit ia përmendi vazhdimisht hetimet për korrupsion në Ministrinë e Transportit.

ARKATANA

Nga kundërshtimi i çfarëdo kontakti me Serbinë, VV u vetë-ofrua ta udhëhiqte dialogun me Serbinë. Natyrisht, teorikisht i dha disa kushte për të cilat ishte më shumë se e sigurt se nuk mund të plotësoheshin kurrë në këtë fazë, përcjell koha.net.

Njerëzit kryesorë të saj kaluan shumë kohë në përpjekje për të shpjeguar thyerjen e tabusë dhe lidhjen e Aleancës së panatyrshme me njerëz për të cilët ata ishin të bindur se nuk ishin hiç më të mirë se ata të PDK-së.

Kur durimi me krizën u sos, Kurti e tha publikisht atë që e mendonte gjithmonë: i ndau në dy kategori ata që i sheh si hajna. Tha se ishte në Aleancë me hajnat e kategorisë inferiore, sepse primatin e mbante PDK-ja. Në javët e fundit prania e saj në Bllok u bë irrelevante pasi që gara për koalicion me PDK-në bëhej ndërmjet AAK-së e LDK-së.

Kur Mustafa e bëri koalicionin, VV-ja nuk u befasua dhe iu kthye retorikës së akuzave të rënda për të dhe AAK-në. Si zakonisht, premton se do të bëjë opozitë të fortë në Kuvend, por 2014-s do të mbahet mend si hapja e saj më e madhe, që nëse është përshëndetur në opinionin publik është marrë me rezerva e pakënaqësi tek shumë përkrahës e votues të saj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.