Fundamenti

Transformimi i ngadaltë i FSK-së

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Janë bërë gati pesë muaj prejse pakoja e projektligjeve për formimin e Ushtrisë së Kosovës është votuar në Kuvendin e Kosovës (dhjetor 2018) dhe më pas është dekretuar nga presidenti Hashim Thaçi për zyrtarizim. Rrjedhimisht tri projektligjet që i dhanë mision shtesë FSK-së hynë në fuqi në janar të këtij viti, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Nga Ministria e Mbrojtjes kanë bërë të ditur se deri më tash ka përfunduar procesi i rekrutimit të 650 ushtarëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Procesi i transformimit, sipas tyre, është në përfundim të fazës së përcaktimit dhe harmonizimit të dokumenteve nënligjore, që rregullojnë organizimin dhe funksionalizimin e FSK-së sipas misionit të ri.

Mobi Casa

Por ekspertët e çështjeve ushtarake dhe të sigurisë konsiderojnë se këto procedura është dashur të kryhen për një periudhë më të shpejtë kohore. Sipas tyre, çështja e ristrukturimit është dashur të rregullohet brenda tremujorit të parë pas bërjes së Ushtrisë, shkruan Gazeta “Zëri”.

Ngecje në procesin e transformimit sipas tyre, pos në ristrukturim, ka pasur edhe në disa pika të tjera. Deri më tash, siç ata janë shprehur, do të duhej që Shtabi i FSK-së të veçohej, të formësohej me një aktivitet ushtarak, në mënyrë që të shihej se si mund të funksionojë me detyra shtesë ushtarake. Ngecja e tretë sipas ekspertëve të sigurisë ka të bëjë me mosvënien e figurave të reja nëpër udhëheqje të shtabeve, komandave e njësive më të ulëta.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.