ARKATANA

Transferet e vitit

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Kosovari me pasaportë zvicerane, Xherdan Shaqiri, vlerësohet të jetë transferi më i madh i futbollistëve shqiptarë ne Evropë. Ai nga Baseli për një shumë prej 11 milionë franga, kaloi te gjiganti gjerman Bayern Munchen, duke u bërë kështu shqiptari i parë në Gjermani që luan në një skuadër kaq të madhe. Shaqiri përveç paraqitjeve të mira te Bayerni, po shkëlqen edhe në fanellën e përfaqësueses së Zvicrës.

Granit Xhaka – Transferi tjetër që llogaritet të jetë si më i madhi te futbollistët tanë, është ky i Granit Xhakës, i cili gjithashtu këtë afat kalimtar nga skuadra e Baselit kaloi te Borusssia Munchengladbach në Bundesligë. Xhaka ndonëse në ndeshjet e fundit kishte një minutazh paksa më të vogël, gjithsesi është njëri nga futbollistët më të përfolur në këtë skuadër. Ai gjatë vizitës që i bëri FC Prishtinës, ka premtuar se në vitin 2013 do të shohin një Granit shumë të fortë dhe cilësor.

Transferet e dështuara

Uji Dea

Lorik Cana – Edhe pse është futbollisti më i madh shqiptar, kapiteni i kombëtares së Shqipërisë, mendohet se ka bërë lëvizjen më të gabuar, kur vendosi që nga Gallatasaray të trnsferohet tek Lazio në Serie A. Cana, te skuadra nga kryeqyteti i Italisë ka një minutazh shumë të vogël, duke bërë kështu që ai seriozisht të mendojë largimin. Gjithsesi, vlerat e këtij lojtari dihen, kështu që interesimi për të nga shumë klube të mëdha nuk mungon.

Admir Mehmeti – Ndonëse transferimi i tij bëri bujë, gjithsesi ky doli të jetë i gabuar. Admir Mehmeti nga Zurichu kaloi te kampioni i madh ukranias Dinamo Kiev, mirëpo që nuk pati mundësi t’i tregojë vlerat e veta, pasi që kishte minutazh të vogël. Mehmeti përgjatë gjithë sezonit, pothuajse qëndroi në bankë, duke bërë që ai seriozisht të mendojë largimin nga kryeqyteti ukranias.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.