Fundamenti

Trangujt dhe vetitë e tyre shëruese

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Trangujt janë perime shumë e shëndetshme, e pasur me ujë, që organizmit i sjellin veti të shumta për shëndetin dhe linjat trupore.

HIDRATON TRUPIN, FORCON IMUNITETIN

Trangujt janë përplot me veti shëruese që kontribuojnë për shëndetin e njeriut. Është përplot ujë, që ndikon në organizmin e njeriut që të jetë i hidratuar. Pos kësaj, është në gjendje që të ul kolesterolin dhe ta forcojë sistemin imun.

ULË SHTYPJEN E LARTË TË GJAKUT

UBT

Pos se e stabilizon shtypjen e gjakut, ata që kanë shtypje të lartë të gjakut, qoftë kur gjendjen e kanë në fillim apo atëherë kur gjendja është kronike, ju preferohet të konsumojnë trangujt. Me përdorimin e kësaj perime është i mundur shërimi ihipertensionit.

NDIHMON TE DHIMBJET E KOKËS

Zakonisht te shtypja e lartë e gjakut ndihet edhe dhimbja e kokës. Trangujt, po ashtu ndikojnë që shtypja e gjakut të mbahet në nivelin e duhur. Në mënyrë që plogështia e ndjerë me rastin e dhimbjeve të kokës të kalojë, ekziston një mënyrë e thjeshtë, e kjo është konsumimi i lëngut të trangujve. Duhet pranuar se një mënyrë si kjo është e lehtë dhe e thjeshtë, derisa është shumë e shëndetshme. Pos se ndikon që dhimbjet e kokës si pasojë e hipertensionit të shërohen, lëngu i trangujve hidraton trupin.