HW

Tramezzani: Tares i ka pëlqyer gjithmonë Ajeti

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Zëvendëstrajneri i kombëtares shqiptare, Paolo Tramezzani, ka komentuar për “Lazio Style Radio” ndodhitë e fundit në klubin e Lazios. Ai ka konfirmuar interesimin e kësaj skuadre për Arlind Ajetin, para se ai të hidhte firmën në kontratë me Torinon.

“Tares i ka pëlqyer gjithmonë Ajeti, por mendoj se mbeti i impresionuar nga ndeshja kundër Rumanisë, ku ai u zgjodh edhe lojtari më i mirë në fushë. Ajeti shkoi te Torino, por e kërkonin shumë klube. Ai është një lojtar gjithmonë i përqendruar, di mirë se cilat janë limitet e tij dhe mundohet t’u paraprijë disa mbulimeve, që më pas të evitojë që të gjendet në vështirësi”, ishte përshkrimi i zëvendëstrajnerit të kombëtares për mbrojtësin e kuqezinjve.

Mobi Casa

Ndërkaq, ai ka folur fjalë shumë të mira për portierin e kombëtares, Etrit Berisha, duke e cilësuar thelbësor për Shqipërinë, ndonëse te Lazio nuk luan me rregullsi dhe po mendohet largimi i tij.

“Berisha është një djalë serioz, i përulur dhe me shumë profesionalizëm, vihet gjithmonë në shërbim të skuadrës. Ai ka bërë një Europian të madh dhe është një portier i rëndësishëm për Shqipërinë”, deklaroi Tramezzani.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.