Mobi Casa

Tramezzani: Sadiku nuk e ka gjatë te Lugano

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Armando Sadiku dhe Ezgjan Alioski po e marrin përdore Luganon duke e ngjitur nga vendet e fundit drejt objektivit për një vend në Kupat e Evropës sezonin e ardhshëm.

Por forma e shkëlqyer e dy sulmuesve shqiptarë vjen me një kosto për skuadrën, gjë që e pranon me sinqeritet edhe trajneri i ekipit zviceran, Paolo Tramezzani.

Eco Higjiena

“Besoj se Ezgjani dhe Armandoja, për një arsye a për një tjetër, do të luajnë edhe vetëm pak kohë te Lugano. Me keqardhje të madhe personale, pasi i konsideroj dy djem të shkëlqyer, them se është e drejtë që ata të synojnë një karrierë të rëndësishme”, u shpreh tekniku italian një ditë pas fitores ndaj Jang Bojs, e katërta radhazi, shkruan 360sport.

I pyetur rreth të ardhmes, Sadiku me një gjysmë buzëqeshje u përgjigj me diplomaci për Radiotelevizionin Zviceran Italian: “Me siguri, nëse jemi ende të gjithë bashkë, vitin tjetër do të luftojmë për pozicione më të larta në renditje. Sidoqoftë tani duhet të përqendrohemi te shtatë ndeshjet e mbetura, mandej të shohim ç’do të ndodhë”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.