UBT

Traktori i vjedhur në Viti gjendet në Uglar të Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Nga hetimet e para dyshohet se i dyshimti i cili ka bërë vjedhjen e traktorit është F. R. nga Vitia i cili e kishte lënë traktorin tek një person në Uglar gjoja se iu është prishur. Në vendin e ngjarjes është thirr ankuesi i cili e ka identifikuar traktorin.

Ankuesi shqiptar shtetas i Kosovës me banim në Viti kishte raportuar policinë se më 6 qershor 2013 natën në oborrin e tij, persona të panjohur i kanë vjedhur traktorin, e tipit Rakovic 65, me ngjyrë të kaltër.

Njësitet policore sipas Ismet Hashanit zëdhënës i policisë rajonale kanë dalur në kërkim në lokacionet ku dyshohet se të dyshuarit kishin lëvizur me traktor, pasi që edhe kishin lënë disa gjurmë, por nuk kanë arritur ta gjejnë.

Fundamenti

Më vonë pas një pune mirë të organizuar operative të njësisë së Hetimeve të Stacionit Policor te Vitisë është arritur që të gjendet traktori i vjedhur në rrugën “Agim Ramadani” në Viti dhe i njëjti është gjetur në fshatin Uglar, Komuna e Gjilanit.

Nga hetimet e para dyshohet se i dyshimti i cili ka bërë vjedhjen e traktorit është F. R. nga Vitia i cili e kishte lënë traktorin tek një person në Uglar gjoja se iu është prishur. Në vendin e ngjarjes është thirr ankuesi i cili e ka identifikuar Traktorin.

Makina i është kthyer pronarit legjitim. I dyshuari i njohur për policinë është në kërkim dhe ndaj tij është ngritë kallëzim penal për vepër penale “Vjedhje e rëndë”. /rajonipress/