RCCOLA

Traktori aksidenton tre fëmijë në Livoq

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Gjilan – Në fshatin Livoq – Cerrnicë raportohet se përderisa një traktor ka qenë i parkuar para dyerve të dyshuarit mashkull shqiptar, për një moment për shkaqe të panjohura traktori lëviz (ecë) me ç’rast lëndime trupore pësojnë tre fëmijë të moshës 3-6 vjet njoftoj policia e Kosovës.

Sipas policisë njëri nga të lënduarit dërgohet në QKUK në Prishtinë ndërsa dy fëmijët tjerë janë në Qendrën Spitalore në Gjilan.

KKVITI

Dyshohet se deri te aksidenti të ketë ardhur pasi që tre fëmijët kanë qenë duke lozur në të njëjtin traktor./rajonipress/