UBT

Trajnohen për të kthyerit nga Suedia

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Kamenicë – Vullnetarët e Kryqit të Kuq treguan një interesim të madh rreth personave të kthyer nga bota perëndimore (Suedia) si dhe gjendjen e tyre në vendlindje tha Rexhep Morina sekretar i Kryqit të Kuq në Kamenicë.

Dega e Kryqit të Kuq në Kamenicë në bashkëpunim me degën e Kryqit të Kuq në Viti kanë mbajtur trajnim me temën:”Të kthyerit nga Suedia dhe gjendja e tyre psiko sociale”.

Në trajnim kanë marrë pjesë vullnetarë të Kryqit të kuq dega në Kamenicë si dhe trajnerët e Kryqit të Kuq nga lëmia e Edukimit Shëndetësor, Ndihmës së Parë dhe Komunikimit.

FIDANISHTJA

Vullnetarët e Kryqit të Kuq treguan një interesim të madh rreth personave të kthyer nga bota perëndimore (Suedia ) si dhe gjendjen e tyre në vendlindje tha Rexhep Morina sekretar i Kryqit të Kuq në Kamenicë.

Sipas tij është debatuar rreth planifikimit, trajtimit themelor psiko-social, fuqia e humanitetit, përkrahja psiko-sociale, kufizimet, stresi, krizat, nevojat e fëmijëve, takimet, metodat, pikëllimi, vuajtja, puna me vullnetar, reagimet e vullnetarëve, kërkesat e vullnetarëve./rajonipress/