UBT

Trajnohen kryetarët e këshillave të fshatrave në Kamenicë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër të projektit “Rritja e transparencës, ndërgjegjësimi i qytetarëve përmes qasjes aktive në proceset vendimmarrëse” si pjesë e projektit “Programi Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor – ReLOaD”që financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP)në Kosovë, ka mbajtur trajnimin një ditor me kryetarët e këshillave të fshatrave të komunës së Kamenicës.

Trajnimi me kryetarët e këshillave të fshatrave është mbajtur sipas rekomandimeve të institucioneve shëndetësore.

Qëllimi i organizimit të trajnimit një ditor me kryetarët e këshillave të fshatrave ishte funksionalizimi i rolit të tyre mbi detyrat, përgjegjësitë dhe sfidat në lokalitete si dhe njoftimin me infrastrukturën ligjore dhe rregulloret komunale.

Si rekomandime të dala nga trajnimi njëditor janë:Rritja e investimeve kapitale nëpër zonat rurale e ne veçanti në brezin kufitar, rregullimi i infrastrukturës për persona me aftësi të kufizuar, emërimi i anëtareve të komisioneve gjatë monitorimit të realizimeve të projekteve nga këshillat e fshatit, rritja e bashkëpunimit me nivelin lokal, si dhe zgjedhja e këshillave të fshatit.

UBT

Vlen të theksohet shembulli i mirë i disa këshillave të fshatrave për vetiniciativë dhe vetëfinancim të mirë mbajtjes së pastërtisë, gjelbërimit dhe varrezave te fshatrave.

Në këtë trajnim kanë marrë pjesë:kryetarët e këshillave të fshatrave, qytetar, zyrtarja për barazi gjinore, grupi joformal i grave, anëtarët e Handikosit, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, si dhe mediat lokale.

Projekti ReLOaD mbështet institucionet lokale (komunat) në zhvillimin e mekanizmave transparent të financimit për OSHC-të në mënyrë që të përmirësojë ofrimin e shërbimeve për qytetarët në komunitetet lokale./rajonipress/