Eko Higjiena

Trajnimet synojnë rritjen cilësore të mësimit

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Projekti « Tekstet shkollore për mësimin plotësues të gjuhës shqipe në diasporë” po konkretizohet. Për nëntë klasat apo për të tri ciklet e mësimit plotësues të gjuhës shqipe janë hartuar tri tekste të posaçme mësimore. Secili libër ka lidhje të veçanta dhe është i ndarë në 6 fletore didaktike.

Janë të shoqëruara me Material plotësues dhe Udhëzime didaktike. Libri i parë dhe i dytë janë shpërndarë falas për fëmijët e mërgimtarëve ndërsa pritet harmonizimi i detyrave për botimin e librit të tretë.

Për hartimin, përpunimin dhe realizimin e serisë së teksteve për shkollat e mësimit plotësues, ka punuar intensisvisht, për një periudhë tri vjeçare, një grup pune i përbërë nga bashkëautorë që punojnë si specialistë për fusha dhe lëndë të ndryshme në Kosovë dhe bashkëautorë që punojnë si mësimdhënës në mësimin plotësues në diasporë. Të udhëhequr nga kordinatorët : Prof dr Basil Schader Shkolla e Lartë pedagogjike në Cyrih- Zvicër, Arif Demolli dhe Nuhi Gashi përfaqësues të MASHT në Kosovë.

Në mbyllje të projektit « Tekstet shkollore për mësimin plotësues të gjuhës shqipe në diasporë » kordinatorët organizojnë Seminar trajnues për mësues të mësimit plotësues.

Qëllimi i organizimit të këtij seminari nga MASHT e Kosovës është rritja e cilësisë së mësimdhënies së lëndës së Gjuhës shqipe që zhvillohet në programin mësimor të shkollave shqipe të mësimit plotësues në Zvicër. Gjithashtu seminari synon të pajisë mësuesit me shprehi praktike, metoda të mësimdhënies sipas teksteve të reja, organizimit të orës së mësimit dhe kontrollit të dijeve.

FIDANISHTJA

Kështu koordinatorët e projektit kanë arritur në fazën e dytë, atë të trajnimit, atë praktike. Trajnuesit, synojnë të përcjellin tek mësuesit kuptimin e konceptit të gjithë përfshirjes, si një nga prioritet e projektit, duke gërshetuar aspektin teorik me atë praktik.

Teksti shkollor është dokumenti bazë mësimor për nxënësin, ku shtjellohen njohuritë shkencore të një lënde të caktuar në përputhje me kërkesat e programit.

Seminari trajnues organizohet për të gjithë mësuesit e gjuhës shqipe në Zvicër, andaj ftohen që të marrin pjesë.

Sipas Koordinatori i LAPSH-it “Naim Frashëri” z. Hamzë Morina, Seminari do të mbahet sipas këtij orari.(albinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.