Uji Dea

Trajnim me punëtorët shëndetësor për dhunën në familje

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – UNFPA si njëri ndër agjensionet e OKB-së në Kosovë (UNDP, UN Women, UNICEF dhe OHCHR) në kuadër të Programit të Përbashkët kundër Dhunës në Familje që po zbatohet në Gjilan që nga viti 2012, gjatë dy ditëve ka mbajtur trajnim në Gjilan me punëtorët shëndetësor që vijnë nga Qendrat e Mjekësisë Familjare.

Pjesëmarrës në trajnim ishin të përfshirë mjekët familjar, infermieret dhe mjekët emergjent. Tema e trajnimit kishte të bënte me identifikimin, trajtimin dhe referimin e rasteve të dhunës në familje.

UBT

Për këtë trajnim ishte shfaqur një interesim jashtëzakonisht i madh i punëtorëve shëndetësor duke ditur pasojat që ka ky fenomen për një shoqëri.

Bashkëpjesëmarrës në trajnim ishte Qendra e Zhvillimit të Vazhdueshëm Profesional e Ministrisë së Shëndetësisë. Pas trajnimit pjesëmarrësit janë pajisur me certifikata./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.