Uji Dea

Trajneri shqiptar Franck Bettulat po hap shtigjet në klubin e Lyonit

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Shumë pak trajner shqiptar nga Kosova ka që janë në skuadrat e mëdha Evropiane të futbollit për t`i treguar cilësitë e tyre. Një gjë të tillë e kanë edhe futbollistët Kosovar, që vështirë dhe me mund të madh munden të depërtojnë në futbollin Evropian dhe në skuadra të mëdha për shkak se mungojnë shumë faktor. Për trajnerin me prejardhje nga Gjilani, Franck Bettulat, nuk ka problem pasiqë tani e 20 vite është në rrjedhat e futbollit modern Evropian.

Bettulat një kohë të gjatë është Edukator Federal pranë Federatës së Futbollit në Francë, duke dëshmuar cilësi të larta të Edukatorit Sportiv, zbulimin e talentëve dhe tani së fundi trajner.

Skuadrat e mëdha Evropiane në radhët e saja kanë disa klube në kategori të ndryshme për të mbajtur futbollist të talentuar nëpër klubet e tyre, për të shpallur talentin e tyre dhe për tu “pjekur” sa më mirë që më vonë të jenë të gatshëm për skuadrën e parë.

Një gjë të tillë skuadra e madhe Evropiane, Lyon e Francës në gjirin e saj ka disa klube ndërsa njërën ndër to ka emëruar trajnerin shqiptarin me prejardhje nga Gjilani Franck Bettulat.

Hidromorava

Bettulat tani është trajner i U-19 të skuadrës së Lyonit, Uga Lyon Decine.
“Jam i nderuar që jam pjesë i këtij gjiganti futbollistik Evropian, është nder dhe privilegj të punosh me njerëz profesionistë që asgjë nuk ju shpëton asnjë sekondë dhe kam nderin të punoj me shumë talent të mëdhenj të futbollit Francez, që për një kohë të shkurt do të bëhen emra të mëdhenj në futbollin Evropian”, ka bërë të ditur Bettulat.

Trajneri Bettulat, përpos që është trajner në klubin Uga Lyon Decin që është partnere e skuadrës së parë, ai ka edhe një privilegj të madh, ati i është besuar edhe Akademia nga mosha 5 gjerë në 13 vite të futbollistëve.
” Të punosh me këta fëmijë dhe të zbulosh talenta nga kjo moshë duhet angazhim jashtëzakonisht i madh, por puna profesionale e cila bëhet
dhe njerëzit të cilët punojnë janë shumë profesionist me licenca të larta të futbollit. Futbolli Francez i edukon, i ushtron dhe i ndërton futbollistët e saj nga mosha 5 vjeçare dhe brenda 12-13 vite ata ndërtojnë futbollistët e tyre për të ardhmen”, ka bërë të ditur Bettulat.

Është mirë që përpos Federata e Futbollit të Kosovës por edhe skuadrat nga Kosova të kontaktojnë me këta trajner për futbollistët Kosovar, ndërsa Federatës i duhet një person çfarë është trajneri Franck Bettulat dhe duhet kuptuar se sporti është Ambasadori më i mirë i një vendi e këtë duhet shfrytëzuar./rajonipress/