Trajneri Shpëtim Duro largohet i heshtur ashtu siç erdhi tek Drita
Trajneri 59 vjeçar nga Shqipëria, kishte marrë pankinën e Dritës që nga 17 shtatori i vitit të kaluar duke qenë pasardhës i ish-trajnerit Bekim Isufi, i cili arriti ta shpall kampion Dritën dhe të jetë fitues i Superkupës së Kosovës.
Duro erdhi me synime të qarta që “bardhë e kaltërve” t`i përsërisë suksesin e vitit të kaluar, të shpall Dritën kampion ose të fiton Kupën e Kosovës, por asnjëra nuk doli ashtu siç kishte deklaruar me ardhjen e tij në futbollin e Kosovës.
Fillimi i trajnerit nga Shqipëria ishte mjaft i mirë nën udhëheqjen e Dritës, por më kalimin e kohës humb hapin për titull të kampionit.
Shumë gazetarë kishin pyetur ish-trajnerin Duro, se Drita ka mbetur shumë mbrapa për titull të kampionit por ish-tekniku patë deklaruar.
“Ne filluam mjaft mirë arritëm pikë të rëndësishme të fitojmë, por për fat të keq kundërshtarët tanë nuk po gabojnë dhe po mbajnë ritmin për kreun e tabelës”.
Siç duket tekniku Duro paska marrë pankinën e Dritës që Drita të fitojë ndërsa kundërshtarët e sajë për titull të humbin vazhdimisht që për një trajner kjo deklaratë është jo profesionale
Trajneri nga Shqipëria Duro për 5 muaj nuk arriti ta ndërton lojën e Dritës, përkundrazi ajo u zbeh me të madhe në derbit e Superligës siç janë me Gjilanin, Prishtinën, Feronikelin e Llapin.
Shpëtim Duro para se të arrinte në skuadrën e Dritës kishte ndërruar shumë skuadra, ndërsa Duro nuk u shqua gjatë këtyre 6 muajve me lojë menaxhuese e organizative, loja e tij ishte shumë anemike dhe pa ndonjë intensitet të lojës dhe gjithë kjo ishte pse Shpëtim Duro ishte jashtë tregut
të futbollit në Shqipëri.
Rastin e vetëm për të shpëtuar trajneri nga Shqipëria ishte DigitAlb Kupa e Kosovës, por edhe këtu dështon që në fillim të kampionatit.
Edhe pse ishin bërë të gjitha përgatitjet gjatë afatit dimëror dhe disa përforcime mjaft të bujshme, në radhët e Dritës ishte objektiv i qartë që Drita të jetë fituese e Kupës së Kosovës, por Shpëtim Duro dështon në çerekfinale duke u mposhtur nga anëtari i Ligës së Parë, Vëllaznimi i Gjakovës, duke i zhgënjyer me të madhe tifozët e sajë “Intelektualët”.
Ikja në këtë mënyrë e trajnerit nga Shqipëria pa asnjë deklaratë për media, së paku për hirë të tifozëve të saj “Intelektualët”, është mjaft zhgënjyese duke e lënë skuadrën pa asnjë titull.
Për “bardh e kaltërtit” e Dritës, ky stinor është një fiasko të mbetet pa asnjë titull duke e ditur potencialin që ka Drita si në organizim të klubit njashtu edhe në fondin e futbollistëve.
T’ju kujtojmë se trajneri nga Shqipëria ishte njëri ndër trajnerët më të paguar në futbollin e Kosovës./sylejman ismajli/rajonipress/


