Mobi Casa

Trajneri RC Cola Dritës, Gyltekin Selimi i lumtur me rikthimin në Superligë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Skuadra e basketbollit RC Cola Drita pas shtatë vitesh me shumë peripeci ka arritur të rikthehet në Superligën e basketbollit të Kosovës.

“Bardhekaltërtit” e Dritës gjatë këtyre viteve kanë hasur në shumë probleme madje edhe duke u shuar për një vit për shkak gjendjes financiare dhe organizimit të klubit.

Trajneri Gyltekin Selimi i takon gjeneratës së re të basketbollit të Kosovës, por ka një perspektiv tejet të madhe çka e dëshmon edhe inkuadrimin e RC Cola Dritës në Superligë.

Mobi Casa

“Këto shtatë vite kanë qenë vite tejet të rënda dhe të mundimshme si në aspektin financiarë edhe në organizimin e klubit, por falë disa individëve që klubin e kanë ndihmuar edhe në ditët më të vështira kemi arritur të organizohemi dalëngadalë me basketbollist të rinjë dhe me njerëz që e duan basketbollin dhe jam shumë i lumtur që bashkërisht ja kemi arrit qëllimin që basketbollin ta rikthejmë në qytetin e Gjilanit ku na pret një armatë e madhe e tifozve ‘Intelektualët’, të cilëve ju ka munguar me të madhe rezultatet e Dritës”, thekson trajneri me perspektivë, Selimi.

Trajneri Gyltekin Selimi i cili në Përfaqësuesen e Kosovës A në basketboll është ndihmës trajner, thekson se me inkuadrimin e kompanisë RC Cola, skuadra e Dritës ka arritur të këndellet.
“Jo vetëm në emrin tim por nga të gjithë akterët e klubit e falënderojmë kompaninë RC Cola e cila në këto momente tejet të vështira ishte përkrahje e jona dhe inkuadrimin në Superligë ja dedikojmë pikërisht udhëheqësve të kësaj kompanie”.

Trajneri Selimi ka bërë të ditur se në skuadrën e tij ka talent të basketbollit, por për garat e Superligës duhet përforcuar.
“Në mesin tonë kemi disa talent të mirë të cilët pritet të japin kontribut të madh në Superligë, por pasi kemi të drejt të përforcohemi me katër basketbollist nga jashtë do të kemi opsione më të gjëra, por dua t’ju bëjë me dije se qyteti i Gjilanit dhe RC Cola Drita e meritojnë Superligën”, ka theksuar 38 vjeqari, Gyltekin Selimi./rajonipress/