Eko Higjiena

Trajneri Ramiz Krasniqi fillon ciklin e ri me Përfaqësuesen e Kosovës U19

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Përfaqësuesja e Kosovës U19, që nga sot ka filluar një cikël të ri të grumbullimeve për sfidat të cilat do ta presin.

Në stadiumin e 2 Korrikut në kryeqytet, sot nën drejtimin e Përzgjedhësit Ramiz Krasniqi, 34 futbollist në etapa të ndryshme do të testohen.
“Ky është grumbullimi i parë me futbollist të lindur 2001, po fillojmë një cikël të ri të grumbullimeve me këta talenta, do t`i përzgjedhim në mënyrë graduale dhe do të monitorojmë së bashku me stafin tim çdo futbollist për të nxjerrë futbollistët më të spikatur, do të jetë vështirë pasiqë është një numër i madh i tyre por ne tani kemi një përvojë të madhe, dhe me grumbullimet të cilat do ti kemi kohë pas kohe do të ketë vend vetëm për më të mirët”, ka theksuar Krasniqi.

FIDANISHTJA

Krasniqi ka bërë me dije se në Janar do të jetë grumbullimi i ardhshëm duke vazhduar edhe në të ardhmen.
“Në muajin Janar do të jetë menjëherë edhe një grumbullim tjetër dhe pak a shumë do të kristalizohen gjërat, ndërsa në muajin Shkurt jemi duke bërë përpjekje që të jemi pjesë e turneut të 13 ndërkombëtar të grupmoshave 2001. Turneu do të mbahet nën përkujdesjen e FIFA-së dhe Rajonit të Lacios të Italisë me datën nga 17-22 Shkurt, “Roma Caput Mundi”, ku do të marrin pjesë Kosova, Italia, Greqia, Anglia e Uellsi. Do të jetë një turne me përmasa ndërkombëtare dhe kjo për futbollin e Kosovës do të thotë shumë, dhe këtu do të shohim se me çfarë potenciali të futbollistëve mund të vazhdojmë në të ardhmen”, ka theksuar Krasniqi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.