UBT

Trajneri kritikon Hysajn shkaku i Shqipërisë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Elseid Hysaj është kthyer sot në temë diskutimi në Itali, pas një polemike të hapur mes trajnerit të Napolit, Mauricio Sarri dhe menaxherit të futbollistit shqiptar, Mario Xhiufredi.

Sarri vendosi të linte Hysajn në stol në Ligën e Kampioneve ndaj Beshiktashit dhe më pas deklaroi se lojtari po përballej me një problem psikologjik.

Por këto fjalë nuk i kanë pëlqyer Xhiufredit, i cili ka bërë të qartë se Hysaj nuk kishte probleme të tilla, thjesht ishte i lodhur nga kombëtarja.

“Ky është një moment pa fat, i ndodh shumë skuadrave. Nuk e meritonte të humbte, por ka nga këto momente që të ndodhin episode që nuk duhet të ndodhin edhe pse nuk e meriton. Psikologjikisht nuk është e lehtë, skuadra humbi Higuain e pastaj edhe Milik, kur dukej se kishte metabolizuar gjithçka pas largimit të argjentinasit. Të gjitha paraqitjet janë nën standardin normal, ndaj është një moment i përgjithshëm, që po e kalojnë të gjithë”, tha fillimisht ai, duke iu kundërvënë trajnerit për Hysajn.

ARKATANA

“Hysaj konfuz? Unë jetoj me lojtarët nga mëngjesi deri në darkë, e di kur ka probleme dhe nuk bëj asnjëherë sikur nuk ka ndodhur gjë. Nuk ndaj absolutisht të njëjtin mendim me Sarrin për sa i përket vështirësive psikologjike. Elseidi është i qetë, i fortë mendërisht. Nga ana e karakterit është shumë mbi normën ndaj nuk ka asnjë vështirësi.

Ai është vetëm i lodhur, ka luajtur dy ndeshje me kombëtaren, por vështirësitë psikologjike nuk kanë të bëjnë me të. Vetë Sarri ka thënë se disa lojtarë po e përjetojnë momentin negativ të skuadrës. Nuk duhen të trajtohen ca si të nënës e ca si të njerkës, kjo vlen edhe për Hysajn.

Jam dakord që Zhorzhinjo është viktimë e skuadrës por nuk është se u bë një lojtar i mbaruar menjëherë. Nuk ekziston asnjë futbollist i cili ka problem psikologjik individualisht. Në ndeshjet e ardhshme do ta shohin të gjithë qetësinë e Hysajt. Për sa i përket skuadrës, nevojitet ekuilibër për të dalë nga kjo situatë”, ishte shpërthimi i Xhiufredit për mediat italiane.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.