Eko Higjiena

Trajneri i Werderit: Rashica mund ta vendosë i vetëm lojën

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Trajneri i Werder Bremenit, Florian Kohfeldt e ka lavdëruar Milot Rashicën, për të cilin thotë se ka përparuar dhe se është lojtar që mund ta vendosë i vetëm lojën.

Milot Rashica së fundmi u zgjodh futbollisti më i mirë i sezonit 2018/19 tek Werder Bremeni, shkruan Gazeta Express.

Dhe, trajneri Florian Kohfeldt beson se ylli kosovar do ta ketë një tjetër sezon fantastik, njëjtë si në atë të shkuar, sidomos në pjesën e dytë të tij, kur edhe shpërtheu përfundimisht.

Trajneri i Werderit e ka përgëzuar futbollistin vushtrrias për përparimin që e bëri në sezonin e fundit.

“Miloti e ka bërë një përparim mjaft të madh. Ai e ka fituar një imazh komplet ndryshe”, theksoi Kohfeldt për 22 vjeçarin.

Rashica është përmirësuar edhe në aspektin defanziv, derisa në atë ofanziv ka kualitete të padiskutueshme.

Eco Higjiena

Ky fakt e ka gëzuar trajnerin e tij, i cili pret shumë nga lojtari/

“Miloti është përmirësuar në mënyrë enorme. Ai mund ta vendosë lojën me një aksion të vetëm”, ka shtuar Kohfeldt.

Trajneri e ka lavdëruar Rashicën edhe për faktin se është ambientuar mjaft mirë në Gjermani.

“Ai e ka mësuar mjaft mirë gjuhën gjermane”, shprehet tutje trajneri i Milotit.

Rashica është bërë lojtar mjaft i rëndësishëm i Werderit, ndërsa po shkëlqen edhe në fanellën e Përfaqësueses së Kosovës. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.