UBT

Trajneri i Watfordit ia tregon derën e largimit Behramit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Trajneri i skuadrës angleze, Watford, Marco Silva, pret që Valon Behrami të largohet nga klubi përpara se të mbyllet afati kalimtar i verës.

Mesfushori i Zvicrës me prejardhje shqiptare ka bërë 49 paraqitje për skuadrën angleze që prej transferimit të tij prej 2.5 milionë funteve nga Hamburgu në verën e vitit 2015.

Por, 32-vjeçarit i është thënë se nuk është pjesë e planeve të trajnerit Silva dhe është i lirë të flasë me klubet e tjera – ai ka qenë i lidhur me një mori klubesh në Itali dhe Zvicër, duke përfshirë Udinesen edhe Sionin.

Mobi Casa

Silva ka nënshkruar me mesfushorin e Derby County, Will Hughes dhe Nathaniel Chalobah të Chelsea për të rritur mundësitë e tij që nga marrja e detyrës si menaxher në muajin maj.

“Valoni po stërvitet, por ai është një lojtar që nuk do të qëndrojë me ne”, ka thënë fillimisht Silva për Sky Sports.

“Është koha për të që të gjejë zgjidhje tjetër për karrierën e tij, dhe do të shohim se ku do të luajë, por ai s’do të jetë në skuadrën tonë”, përfundoi trajneri i Watfordit. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.