Mobi Casa

Trajneri i Shqipërisë e pranon: Kosova është një nivel më lart se ne

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Trajneri i ekipit kombëtar U21 të Shqipërisë, Alban Bushi, e ka pranuar se ekipi kombëtar U21 i Kosovës është një nivel më lart se ekipi i tij, para ndeshjes kualifikuese mes tyre për Kampionatin Evropian U21 këtë muaj.

Shqipëria e pret kombëtaren motër më 15 tetor në Elbasan, në duelin e rrethit të tretë kualifikues të Grupit 3, me Bushin që e pranon se Kosova është favorite për t’u kualifikuar në Evropianin e 2021-s, shkruan Gazeta Express.

“Kundërshtarin e njohim, është i fortë dhe pretedent për t’u kualifikuar. Kosova ka një grup të lidhur, ndryshe nga ne, që bëjmë shumë ndryshime, pasi furnizojmë kombëtaren e parë. 3-4 lojtarë të Kosovës, nuk dua të përmend emra, i kemi kontaktuar para dy vitesh, por nuk kanë pranuar të vijnë, edhe pse për ne nuk është problem”, tha Bushi të enjten në një konferencë për media.

FIDANISHTJA

Kosova zë vendin e tretë në grup me gjashtë pikë, aq sa kanë Anglia (1) dhe Austria (2), por me një lojë më shumë të zhvilluar se këto dy të fundit. Shqipëria, ndërkohë, renditet e parafundit në grupin prej gjashtë skuadrave me vetëm dy pikë.

Kundër kombëtares motër, Shqipëria do ta kërkojë fitoren e parë në grup, por Bushi është i vetëdijshëm se do të përballet me një kundërshtar më të motivuar dhe me dëshirë më të madhe për fitore. Ai, megjithatë, shpreson në ndihëm e tifozëve në Elbasan Arena.

“Pika e tyre më e fortë është agresiviteti dhe dëshira që kanë për të fituar, diçka që s’e kanë lojtarët tanë. Ne mundohemi t’i motivojmë, por nuk e di pse nuk e kanë në gjak. Unë mendoj se Kosova është një hap më lart se ne. Po t’i shikosh lojtarët tanë, kanë më shumë cilësi. Por, kjo grinta duket se e mposht cilësinë. Kosova i ka të gjithë lojtarët që luajnë titullarë në skuadrat e tyre dhe marrin minuta. Tifozët na kanë mbështetur, ekipin kombëtar duhet ta mbështesin, pavarësisht orarit apo kohës së keqe. Unë mendoj se me Kosovën do të ketë tifozë”, shtoi ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.