UBT

Trajneri i SC Gjilanit, Gentjan Mezani: Jam i tronditur për qytetarët e Shqipërisë e Kosovës

/ 2 minuta lexim

Trajneri nga Vlora, Gentjan Mezani, i cili po ju prinë “bardhekuqëve” të Gjilanit, pas tërmetit i cili ndodhi sot në orët e hershëm të mëngjesit në Shqipëri dhe në qytetet e saja, ndihet i tronditur por uron që në këto momente kritike fatkeqësia të jetë sa më e vogël.

Uji Dea

Në mesazhin e Mezanit drejtuar qytetarëve të Shqipërisë dhe dy qytetarëve nga Kosova të cilët supozohet se janë nën gërmadha thuhet:
“Ju lutem jam jashtëzakonisht i tronditur dhe në gjendje të vështirë shpirtërore në këto momente të trishtueshme, është një situatë e vështirë të cilën po kalojnë qytetarët e Durrësit dhe anembanë Shqipërisë, në këto momente të vështira të lutemi të gjithë së bashku që të gjithë qytetarët të cilët janë nën rrënoja të dalin shëndosh e mirë nga rrënojat, në këto momente të trishtueshme u shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave dhe solidarizohemi me të gjitha familjet anembanë Shqipërisë e Kosovës, uroj shërim sa më të shpejt të gjithë atyre që janë të lënduar. Zoti qoftë në këto momente të vështira me gjithë popullin shqiptar”.