Mobi Casa

Trajneri i ri i Stoke Cityt e përshkruan Shaqirin si futbollist të jashtëzakonshëm

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri, i ka lënë mbresa të jashtëzakonshme trajnerit të ri të Stoke Cityt.

Paul Lambert e ka përshkruar futbollistin shqiptar si “klasë tjetër” dhe ka treguar se disa prej veprimeve që Shaqiri bën në ushtrime e kanë lënë të shtangur, transmeton Albinfo.ch.

Shaqiri sivjet është padyshim lideri i klubit anglez me katër gola dhe gjashtë asistime deri tani në Premier Ligë.

Eco Higjiena

“Është mirë kur shihni teksa performojnë lojtarët tuaj. E shoh Shaqirin në ushtrime dhe mendoj ‘oh zot, ai është klasë tjetër. Lojtar i duhur. Ai duket se është në majë të lojës së tij. Ai është goxha një lojtar”, ka thënë Lambert për “StokeSentinel”.

Shaqiri ishte i plotë në barazimin e së mërkurës me Watfordin 0 me 0. Skuadra e tij tani është në pozitën e 16-të në tabelë me 24 pikë pas 25 ndeshjeve. Me trajnerin e ri, Stoke në dy ndeshjet e fundit s’di për humbje.

http://www.albinfo.ch/trajneri-ri-stoke-cityt-e-pershkruan-shaqirin-si-futbollist-te-jashtezakonshem/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.