GRANDEMALL

Trajneri i ri i Galatasarayt kërkon transferimin e Aro Muric

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Arijanet Muric është duke kaluar nëpër një moment të shkëlqyer këtë edicion në Superligën e Turqisë.

Portieri kosovar është lojtari kryesor i Adanas këtë edicion, teksa shpesh herë e ka parë vetën në mesin e 11 më të mirëve të javës në elitën e futbollit turk.

Paraqitjet jashtëzakonisht të mira dhe spektakolare kanë bërë që Aro të zgjojë interesimin e gjigantit turk Galatasaray.

Trajneri i ri i Galatasaray, Domenec Torrent e pëlqen shumë Aron dhe synon që ta transferojë atë në Stamboll për edicionin e ardhshëm.

59-vjeçari spanjoll e njeh mjaftë mirë reprezentuesin kosovar, pasi ka qenë ndihmës i Pep Guardiolës te Manchester City dhe i ka parë nga afër aftësitë e gardianit shtatlartë.

ARKATANA

Gazeta turke Vatan ka raportuar se Torrent ka biseduar me Cityn për t’i marrë shërbimet e Aro Muric, i cili tanimë e njeh mjaftë mirë futbollin turk.

Vet Aros i ka pëlqyer mundësia për të luajtur me Galatan dhe huazimi i tij në gjigantin turk duket thuajse punë e kryer.

22 herë kampioni i Turqisë e shohin portierin kosovar si zëvendësuesin adekuat të kapitenit Fernando Muslera që tanimë këtë vit mbush 36 vite.

Aro këtë edicion ka mbrojtur në 16 sfida për Adanan duke pranuar 16 gola, por në pesë takime ka mbajtur portën e paprekur. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.