Trajneri i mirënjohur Franck Bettulat mban seminar për trajnera të futbollit në Senegal

Për pesë ditë me radhë nga 10 orë në ditë, trajneri i mirënjohur shqiptar i cili vepron në shtetin e Francës, Franck Bettulat, në qytetin Dakar të Senegalit ka mbajtur seminar për 16 trajnera të futbollit të shtetit të Senegalit.

Bettulat gjatë kësaj kohe ka shpjeguar 26 tema të futbollit, siç janë: loja e futbollit-situatat e futbollistëve gjatë ndeshjes ushtrime, pedagogji-aktive-ushtrime analitike e shumë tema të tjera.
“Ka qenë një interesim i jashtëzakonshëm i trajnerëve të marrin pjesë në këtë seminarë, por ne jemi përcaktuar vetëm tek 16 trajnera të cilët kanë përvetësuar shumë gjëra rreth lojës së futbollit, duhet cekur se shteti i Senegalit është një shtet i cili në mesin e saj ka shumë trajner e futbollist cilësor duke u konsideruar si fuqi futbollistike Afrikane”, thekson trajneri Bettulat.

Trajneri me origjinë Kosovare i cili jeton dhe vepron në Lyon të Francës, për pesë ditë gjatë ligjërimit të tij ka përgatitur këta trajner për kategorinë U9-U11.

“Në ciklin e parë kemi shpjeguar të gjitha detajet se si një trajner duhet përgatitur grupmoshat U9 e U11, duke filluar nga bazat e futbollit gjerë tek loja aktive në fushë, Këta trajner janë certifikuar me mirënjohje, ndërsa me diploma do të diplomojnë pas 6 muajve pasi këta trajner do të përvetësojnë programin të cilin e kemi parashtruar gjatë këtij seminari futbollistik”, ka bërë të ditur trajneri Bettulat.

Mbajtja e këtij seminari futbollistik në qytetin e Dakarit të Senagalit ka pasur jehonë të madhe në shtetin e Senegalit, ndërsa trajneri Bettula ka pasur takim edhe me zyrën e ambasadës së Kosovës në Dakar, për të cilën trajneri Bettula i falënderon për pritjen dhe përkrahjen të cilën e ka pasur gjatë tërë javës.

Shteti i Kosovës duhet të mburret me trajnerët shqiptarë për sukseset e tyre në arenën ndërkombëtare, por edhe këta njerëz duhet ofruar sa më parë nën ombrellën e FFK-së./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS