Mobi Casa

Trajneri i Luganos me fjalë të mëdha për yllin e Shqipërisë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Armando Sadiku u largua nga Levante pak ditë më parë, për t`u rikthyer sërish në Zvicër te Lugano, aty ku më herët ka luajtur dhe ka arritur majat e tij si futbollist.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, kaloi një vit zhgënjyes, teksa pas aventurës aspak pozitive te Legia e Varshavës në Poloni, kaloi te Levante në La Liga. Mirëpo këtu luajti vetëm gjashtë ndeshje, më pas erdhi një dëmtim në hundë e pas saj dëmtimi i kaviljes.

Gjithçka shkoi ters me pak fjalë. Gjashtë muaj u deshën që Sadiku të zbriste sërish në fushë, për të nisur stërvitjen me topin. Në krahun tjetër Lugano u hodh në sulm, pasi kuptoi që lojtari nuk do të gjente hapësira te Levante.

Negociatat shkuan mirë dhe Sadiku u transferua në një formë huazimi nga Levante te Lugano, por kjo e fundit në qershor do të ketë mundësi të blejë kartonin e lojtarit.

Tashmë Armando Sadiku ka nisur stërvitjen prej pak ditësh me klubin e tij të ri. Deri më tani gjithçka ka shkuar në mënyrë perfekte, teksa këtë gjë e ka pohuar dhe trajneri i Luganos, Fabio Celestini.

ARKATANA

“Ai e di se ka ende nevojë për pak kohë, që të jetë vërtetë në 100% të formës së ti, por kjo vetëm në pikëpamjen e punës me topin dhe lojën me grupin, sepse fizikisht ai është plotësisht i gatshëm”, është shprehur trajneri i Luganos.

Ardhja e Sadikut ka krijuar disi mbipopullim në repartin e sulmit, por kjo nuk do të thotë që trajneri Celestini do të bëj përmbyjse të skemës, për t`i krijuar hapësira Sadikut.

“Ardhja e tij nuk do të ndryshojë idetë në lojën tonë. Armando ka karakteristika të ndryshme nga të gjithë sulmuesit tanë, është një komponent i rëndësishëm, që do të na ndihmojë shumë në sulm”-është shprehur trajneri.

Fabio Celestini, trajneri i Lugano, ka dhënë edhe disa konsiderata personale për Sadikun, duke u shprehur se ka mbetur i habitur me sjelljen e tij.

“Unë nuk e njihja personalisht dhe duhet të them se jam habitur pozitivisht. Përveç aspektit sportiv, ai ka një mirësi ekstreme, është gjithmonë i gëzuar dhe e transmeton atë në grup. Ai flet shumë, por gjithmonë për të motivuar grupin. Ndihem shumë mirë me të”-ka thënë trajneri. /Telesport/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.